Kosovë, Lista “Ibrahim Rugova” kërcënon koalicionin
06/03/2013, 8:18

Lista “Ibrahim Rugova”, e cila aktualisht e ka një ministër aktiv në “kabinetin Thaçi”, ka kërcënuar me largim nga Qeveria në rast se zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli nuk heq dorë nga pretendimet për të marr poste të reja qeveritare për AKR-në.

Një ndër themeluesit e kësaj liste, Haraqija, ka deklaruar se Pacolli me kërkesa të vazhdueshme po bën shantazh ndaj Qeverisë. “Ky shantazh duhet të ndalet, në të kundërtën Lista ‘Ibrahim Rugova’ do të largohet nga Qeveria”, ka thënë Haraqija.

Qeveria, sipas tij është bërë si “çerdhe fëmijësh”, me kërkesat e vazhdueshme për poste.

“AKR-ja ka vetëm tre deputet në parlament, ndërkaq në Qeveri ka dy poste të zëvendëskryeministrave, ministra, zëvendësministra e ambasador. Kështu nuk ka askund në botë”, ka vlerësuar Haraqija. Ai ka shtuar se Lista “Ibrahim Rugova” nuk është e interesuar për ministri të reja, por angazhohen për të mirën e institucioneve shtetërore.

Haraqija e ka konsideruar të pakuptimtë kërkesën e AKR-së për poste derisa po vazhdon dialogu me Serbinë për çështje të ndjeshme.

Ai ka sqaruar edhe çështjen e padisë ndaj Pacollit duke bërë të ditur se avokati i tij po vazhdon procedurat. “Unë do ta fitoj edhe këtë rast në gjykatë. Kam fituar edhe në Hagë”, ka thënë Haraqija.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *