Kosova siguron kredi prej 34 milionë euro nga Banka Botërore
02/08/2017 - 14:46

Zyrtarë të Qeverisë në largim të Kosovës dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore kanë nënshkruar dy marrëveshje për kredi, që kapin shumën prej 34.3 milionë euro. Përmes këtyre kredive synohet realizimi i dy projekteve për sektorin privat.

Ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se projekti i parë ka të bëjë me konkurrueshmërinë dhe gatishmërinë për eksport, kurse projekti i dytë është për sektorin e bujqësisë.

Kurse Marco Mantovanelli, menaxheri i Bankës Botërore në Prishtinë, tha se ky “institucion financiar po mundohet të ndihmojë Kosovën për rritjen e prodhimit të brendshme dhe të jetë e aftë për konkurrueshmërinë e jashtme“.

Për fuqizimin e marrëveshjes do të jetë i nevojshëm edhe ratifikimi i saj në Kuvendin e Kosovës./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close