28 maj ose 4 qershor - Kosova në zgjedhje të parakohshme?! PDK po e konsideron si ide
19/04/2017 - 14:23 Nga: Xhoi Malësia

Eksponentë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë deklaruar se në rradhët e kësaj partie po diskutohet me seriozitet ideja e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa thonë se datat e zhvillimit të këtij proçesi mund të jenë 28 maji ose 4 qershori. Mundësia e zhvillimit të një proçesi elektoral përpara përfundimit të mandatit të qeverisjes është përfolur vazhdimisht, në një kohë kur qeveria Mustafa nuk po arrin të marrë disa vendime të rëndësishme. Për këtë çështje, nuk kanë munguar as përplasjet e vazhdueshme mes PKD-së dhe LDK-së.

Mungesa e marrjes së një sërë vendimeve të rëndësishme si dhe mosmarrëveshjet e njëpasnjëshme në koalicionin qeverisës, duket se mund ta dërgojnë Kosovën në zgjedhje të parakohshme.

Një ide e tillë ka qarkulluar vazhdimisht në skenën politike kosovare, ndikuar edhe nga deklaratat e bëra nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

Megjithatë, eksponentë të kësaj force politike bëjnë me dije se projekti po konsiderohet në mënyrë tejet serioze dhe se është arritur deri në atë pikë sa është përfolur edhe për datat e mundshme të mbajtjes së zgjedhjeve.

Në një prononcim për mediat kosovare, deputeti i PDK-së, Shukri Buja, ka deklaruar se nëse do të ketë një vendim përfundimtar, proçesi do të mund të zhvillohet më datë 28 maj dhe 4 qershor.

Ai tha gjithashtu se personalisht mbetej pro idesë së zgjedhjeve të parakohshme.

Në rast se do të ketë proçes elektoral, deri më tani mund të konfirmohet koalicioni mes NISMA-s dhe AAK-së, ndërkohë që Lëvizja Vetvendosje ende nuk e ka bërë të qartë se në cilin kamp mund të rreshtohet.

Ndërkohë, në pikëpyetje mbetet marrëdhënia që do të mund të krijojnë dy partnerët kryesorë të qeverisë aktuale.

Ndërkaq, ekspertët shprehen se presin një rezultat pozitiv edhe nga Lëivzja Vetvendosje, gjithmonë në rast se do të shkohet në zgjedhje.

Qeveria e kryeminsitrit Mustafa nuk ka arritur që të marrë disa vendime të rëndësishme siç është ratifikimi i një marrëveshje demarkacioni me Malin e Zi, ndërsa për këtë çështje kanë ndikuar një sërë fatkorësh.

Gjithashtu, Lista Serbe ka refuzuar të bashkëpunojë për disa nisma të rëndësishme, siç është edhe proçesi i transformimit të FSK-së, në një Forcë të Armatosur.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
“Fetucini me fileto pule dhe kerpudha”

Close