Arrestimi i Haradinajt - Kocijançiç: Serbia e Kosova t’i përmbahen klimës që nxit normalizimin e sigurisë
10/01/2017 - 14:02

Për arrestimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë në bazë të një fletarresti të Serbisë, ka folur mbrëmë edhe Maja Kocijenaçiç, zëdhënësja e shefes për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Përspektiva evropiane për rajonin, sipas nesh, është e vetmja mënyrë për të ecur para. Në këtë kontekst, ne iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i përmbahen një klime që nxit normalizimin e sigurisë”, ka thënë Kocijançiç.

Ajo më pas ka shtuar se “rritja e bashkëpunimit policor dhe gjyqësor në mes të Serbisë dhe Kosovës tashmë është arritur, dhe në këtë kontekst kjo duhet të vazhdohet tutje.

Zëdhënësja e Mogerinit derisa iu ka drejtuar gazetarëve në Bruksel ka thënë se Bashkimi Evropian mirëpret “hapat që janë ndërmarrë në këtë proces nga të dyja palët, Serbia dhe Kosova drejt bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, shkëmbimit të informacioneve dhe transferit të proceseve, diçka që do të vazhdohet nga riintegrimi i serbëve të Kosovës që janë personel i drejtësisë në sistemin e drejtësisë së Kosovës përgjatë janarit, ashtu siç janë integruar pjesëtarët serbë të forcave policore”.

Kocijançiç ka kujtuar se deri më tash ka pasur marrëveshje dhe çështja e ndalimit të ish kryeministrit të Kosovës duhet të zgjidhet mbi këtë kornizë.

Ramush Haradinaj u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit të mërkurën e kaluar ndërsa një gjykatë në Colmar të Francëz i shqiptuan masën e paraburgimit deri në, siç thuhet, “paraqitjen e kërkesës zyrtare për ekstradim nga autoritetet e Serbisë”

/REL/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Anonymous says:

    zonjusha evropiane sikur te mos e kishit coptuar kombin shqiptare me 1913 keto probleme sdo ekzistonin ,tani as mos beni te paditurin as mos i bini anash por hyni si aktore dhe deshmitare ne zhberjen e kesaj tragjedia komtare dhe mos njehsoni kriminelin me viktimen por mbroni dhe flisni te verteten jan 100vite padrejtesi mbi shpatullat e shqiptareve me nje kosto trishtuese ,mos beni veprime qe shqiptareve ua heqin frenat e durimit per kosto te paimagjinueshme,shqiptaret sja duan te keqen askujt por kedo kur e keqa e rrethon padrejtesisht rragon ashper ne ket padrejtesi jeni perfshir te gjith dhe te gjith duhet ta zgjillni mos u sillni me shqiptare sikur shqiptaret ju kan borxh por ju u keni shum borxh shqiptareve, mos perkrahni padrejtesin e me pas kostoja e saj tena perfshij te gjitheve me gjith fuqin cmimin dhe peshen e vet,ora per te menduar folur dhe vepruar mire qe e mira dhe dobia te na perfshije te gjitheve

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Arrestohet pedagogia në Shkodër, u merrte studentëve 100 euro për notë

Close