Kaos në rrugën e Athinës, demonstruesit sulmojnë Parlamentin
18/05/2017 - 21:05

Qindra e mijëra protestues janë derdhur në rrugën e kryeqytetit grek Athina, duke kundërshtuar masat e reja të kursimit. Demonstruesit hodhën koktej molotovi dhe bomba tymuese në drejtim të forcave, ndërsa këto të fundit qëlluan me gazlotsjellës dhe piper.

Njerëzit kanë dalë rrugëve të kryeqytetit të vendit për të ditën ditë radhazi për të protestuar kundër shkurtimeve të reja të pensioneve dhe rritjes së taksave, të cilat pritet të votohen mesnatën e së enjtes.

Protestuesit u organizuan nga sindikatat e vendit. Rreth 10,000 deri në 15,000 njerëz u mblodhën para ndërtesës së parlamentit në sheshin Sintagma të Athinës, njofton AP.

Situata u përshkallëzua pasi një grup i vogël demonstruesish të maskuar filluan të hedhin bomba benzine dhe predha të tjera në polici. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe me spraj piper.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Parliamentary elections, Socialist Party secured 74 seats in Parliament to govern alone

Close