Maqedoni - Ivanov këmbëngul: Zgjidhja përmes zgjedhjeve të reja
20/03/2017 - 13:50

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov në një intervistë për gazetën “Magjar Hirlap” ka deklaruar se një nga zgjidhjet për tejkalimin e krizës janë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas tij, në këto zgjedhje, qytetarët do të deklarohen edhe për temat të cilat u imponuan në periudhën pas-zgjedhore.

Ndryshe kjo është hera e pare që Ivanov të përmend këtë opsion si alternative për zgjidhjen e krizës, në të cilën në vazhdimësi insiston VMRO-DPMNE-ja.

Ivanov sërish ka theksuar Platformën e partive politike shqiptare si shkak për thellimin e krizës politike, duke nënvizuar se pikërisht kjo Platformë është bërë kusht për formimin e qeverisë së re.

“Si president nuk mundem dhe nuk do të lejoj që dikush të tregtoj me Kushtetutën dhe interesat shtetërore të Maqedonisë dhe të luaj me ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë”, ka thënë Ivanov.

Lidhur me mosdhënien e mandatit për Qeverinë e re liderit të LSDM-së Zoran Zaev, Ivanov ka theksuar se problem ka qenë afati kur janë dorëzuar firmat si argument për shumicë parlamentare dhe ajo që Zaevi nuk ka hequr dorë nga Platforma.

/Alsat.mk/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Basha mbledh me urgjencë aleatët në selinë e PD-së

Close