Haradinajt i përgjigjen pozitivisht vetëm grupet e vogla minoritare
11/07/2017 - 12:54

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, kreu i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës Ramush Haradinaj thirri një takim me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar për çështjen e formimit të qeverisë së re.

Por, ftesës së tij i janë përgjigjur pozitivisht vetëm përfaqësuesit e disa partive të vogla minoritare përjashtuar serbët. Atij nuk iu përgjigj lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes Visar Ymeri. Haradinaj është duke qëndruar ende në Kuvendin e Kosovës.

Ai është duke pritur në takime konsultative grupet e partive të minoriteteve jo serbe.

Këtë e ka bërë të ditur, Avni Arifi, këshilltar i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Ju kemi bërë  ftesë formale me shkrim dhe presim përgjigje me shkrim nga partitë tjera politike shqiptare”, ka thënë Arifi.

Ndërkaq, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës është parë teksa hynë brenda deputetja e Grupit 6+, Duda Balje.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close