Haradinaj: Seanca konstituive e Kuvendit javën e ardhshme
11/07/2017 - 15:33

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, gjatë ditë së sotme ka zhvilluar një takim konsultativ me përfaqësues të pakicave joserbe, të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se e ka marrë mbështetjen e këtyre të fundit për krijimin e Qeverisë në krye me të.

Nesër do të ketë takim me përfaqësues të pakicës turke në Kosovë. Kandidati i PAN thotë se seanca konstituive për formimin e institucioneve të vendit ka mundësi të mbahet në javën që vjen.

Haradinaj në një prononcim për Gazetën Express nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të thirret seanca konstituive, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që kjo seancë të mbahet në fillim të javës së ardhshme.

“Ekziston një presion kohor edhe Kosova ka mbetur në pritje të formimit të institucioneve, kështu që në afatin e parë shpresojë të thirret, besoj që kjo do të bëhet në javën qe vjen. Seancën e thërret kryesia e vjetër”, ka thënë Haradinaj për Express.

Ndërkohë që tutje ai u shpreh se gjatë takimit të sotëm me pakicat jo serbe ai mori mbështetjen e tyre.

“Po, takimi i sotëm përfundoi, i takova të gjithë një e nga një. Ata dhanë përkrahjen e tyre rreth krijimit të Qeverisë”, ka thënë tutje Haradinaj. Ai shtoi se gjatë ditës së nesërme do të takohet edhe me pjesëtarë të pakicës turke në Kosovë.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close