Haradinaj garanton Thaçin se i ka numrat, seanca konstituive javën e ardhshme!
13/07/2017 - 19:17

eanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet javën e ardhshme. Kështu së paku shkruan KlanKosova duke u thirrur në burime të veta.

Gjithashtu ky medium shkruan se gjatë takimit të sotëm të kandidatit për Kryeministër nga Koalicioni PAN, Ramush Haradinaj me Presidentin Hashim Thaçi, Haradinaj e ka siguruar kreun e shtetit se i ka votat e nevojshme për krijimin e institucioneve të reja.

Haradinaj në një prononcim për media ka theksuar se në takimin e sotëm nuk ka pasur dakordim për datën e saktë të thirrjes së seancës konstituive të legjislaturës së re.

E Presidenti Hashim Thaçi nuk është deklaruar fare.

Po sipas KlanKosova, në takimin që u zhvillua pasditen e sotme në një nga restorantet e kryeqytetit ishin të pranishëm edhe nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, si dhe ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Gjoba mbi 500 euro për turistët që ndotin qendrën

Close