Haradinaj – Apostolovës: Shumë shpejt do t’i bëjmë institucionet
12/07/2017 - 16:02

I nominuari për kryeministër i koalicionit parazgjedhor PAN, Ramush Haradinaj, priti në takim shefen e Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

Kryetari Haradinaj dhe ambasadorja Apostolova biseduan për procesin e krijimit të institucioneve të reja në vend pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Kryetari Haradinaj tha se Kosova shumë shpejt do t’i formojë institucionet e reja në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 11 qershorit.

Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për proceset e integrimeve euro-atlantike për Kosovën dhe rëndësinë e përshpejtimit të zbatimit të Agjendës së Reformës Evropiane në rrugën e integrimeve. 

Kryetari Haradinaj theksoi se agjenda e integrimeve euro-atlantike do të jetë në krye të prioriteteve në politikat dhe vendimmarrjen qeverisëse gjatë mandatit qeverisës katërvjeçar.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close