Hahn në Shkup për të bindur Ivanovin për dhënien e mandatit
17/03/2017 - 14:38 Nga: Xhoi Malësia

Në një vizitë zyrtare në Shkup që do të zhvillohet të martën e ardhshme, Komisineri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn do t’i bëjë thirrje Presidentit Gjorge Ivanov që të lejojë proçesin e formimit të qeverisë si dhe proçeset e tjera demokratike. Hahn do të jetë i shoqëruar nga tre eurodeputetët, Eduard Kukan, Knut Fleckenstein dhe Ivo Vajgl dhe përveçse me Kreun e Shtetit maqedonas, do të zhvillojë takime edhe me përfaqësuesit e të gjitha partive politike. Në Samitin e Sarajevës që u zhvillua të enjten, Hahn u shpreh gjithashtu kundër nxitjes së konflikteve etnike.

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johanes Hahn, do të zhvillojë të martën një takim në Shkup, në një kohë kur Maqedonia vijon të mbetet në një krizë të thellë politike, teksa pritet të bëjë thirrje për respektimin e rezultatit zgjedhor dhe lejimin e formimit të një qeverie.

Lajmi është konfirmuar nga Brukseli, ndërkohë që bëhet e ditur se zyrtari i lartë i BE-së do të jetë i shoqëruar nga tre eurodeputetët, Eduard Kukan, Knut Fleckenstein dhe Ivo Vajgl.

Në deklaratën e bërë për mediat, zëdhënësja e BE-së për Politikat e Jashtme, Maja Koçijançiç, bëri të ditur se delegacioni do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e të gjitha partive politike si dhe Presidentin e vendit, Gjorge Ivanov.

Ajo shtoi se në Samitin e Sarajevës që u zhvillua të enjten në Bosnje, Komisioneri Hahn e beri të qartë se është kundër krijimit të tensioneve ndër etnike.

“Delegacioni do të përfocojë linjën e mbajtur deri më tani nga BE-ja për të respektuar rezultatitin e zgjedhjeve dhe për të lejuar vazhdimësinë e proceseve demokratike me qëllim që të formohet një qeveri e cila do të zbatojë edhe më tej marrëveshjen e Perzhinës. Mund t’ju rikujtohej edhe njëeherë se gjatë samitit të ballkanit perëndimor që u zhvillua në Sarajevë, komisioneri Hahn nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe rrezikun e nxitjes së tensioneve të ndryshme, përfshirë këtu ato ndër-etnike. Ai gjithashtu u shpreh kundër çdo deklarate që mund të cënojë parimin e fqinjësisë së mirë.”

Deri më tani, Presidenti Gjorge Ivanov, e ka kundërshtuar idenë e një koalicioni mes LSDM-së dhe tre partive shqiptare, duke e argumentuar qëndrimin e tij me një platformë që është paraqitur nga pala shqiptare.

Diçka e tillë është kundërshtuar ashpër jo vetëm nga social-demokratët, por edhe nga zyrtarët e Brukselit, të cilët vazhdimisht kanë bërë thirrje që Kreu i Shtetit të mos bllokojë proçeset demokratike.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Prezantohen kandidatët në Kukës, Kodheli: Do zgjidhim nevojat e banorëve

Close