Hahn: Deklaratat për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, të rrezikshme
11/07/2017 - 11:16

Komisioneri evropian për Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn, ka deklaruar se ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është e rrezikshme dhe e papranueshme, duket shtuar se duhet parë e ardhmja e të gjithë rajonit.

-Presidenti i Kosovës Thaçi, kandidati për kryeministër Kurti si dhe kryeministri shqiptar Rama kanë shprehur hapur qëndrimin e tyre mbi një bashkim të mundshëm kombëtar nëse BE nuk hap dyert për të dy vendet. Si e vlerësoni këtë deklaratë?

Hahn: Para së gjithash, ekziston një perspektivë e pakontestuar qe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen Bashkimit Europian dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë partnerët në rajon në mënyrë bilaterale për rrugën e tyre evropiane.

Siç e kemi stërthënë unë dhe përfaqësuesja e lartë, zonja Mogherini, deklarata të cilat mund të interpretohen si ndërhyrje politike në vendet fqinje, nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe e ekspozojnë rajonin ndaj rreziqeve të retorikës përshkallëzuese dhe tensioneve etnike. Ky apel vlen për të gjithë aktorët kryesorë te politikës në rajon, të cilët me veprimet dhe deklaratat e tyre duhet të tregojnë përgjegjësi për stabilitetin e të gjithë rajonit.

Bashkimi Evropian pret që të gjithë udhëheqësit e rajonit të vazhdojnë ndërtimin e marrëdhënieve konstruktive, bashkëpunuese dhe të intensifikojnë punën me programet përkatëse të reformave për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian. Samiti në Trieste tregon rolin kyç të bashkëpunimit dhe ndërlidhjes së suksesshme rajonale për përgatitjen e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

A është i mundur një bashkim midis dy vendeve nëse të dy qeveritë shprehin vullnetin e tyre të lirë në këtë drejtim?

Ky diskutim është i rrezikshëm dhe i papranueshëm. Mendoj se është e rëndësishme të shikohet perspektiva e të gjithë rajonit. E gjithë energjia dhe fokusi duhet të drejtohen tek axhenda e reformave të lidhura me tri shtyllat e strategjisë së zgjerimit: sundimi i ligjit, qeverisja ekonomike dhe reforma e administratës publike. Kjo do të përmirësojë kushtet e jetës së qytetarëve”, tha hahn për “Tema”.

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. cila eshte normale says:

    sa rrezik solli rrezik bashkimi gjermanive ,asgje vecse dobi per gjith ,po i honkongut me kinen vetem dobi kjo eshte e drejte ,natyrale pas padrejtesive te bere ,nese e drejta eshte e rrezikeshme dhe padrejtesia eshte sukses ,atehere perse shqetesoheni per problemet dhe sfidat qe vine nda padrejtesit,meqe padrejtesia eshte fryti suksesit me cilesit e saje te mrekullueshme ,mashtrimin ,presionin forcen shkatrrimin urrejtjen hakmarrjen vrasjet konfliktet luftrat tani mesuam nje botkuptim te ri qe e keqa eshte e mire ta ham sapunin per djath por cti besh qe e zbulon shija

Komento

Read previous post:
Trade with foreign countries, INSTAT: Exports of construction materials and metals increased

Close