Samiti i Sarajevës - Hahn: Ballkani po përballet me kriza të brendshme
16/03/2017 - 16:34 Nga: Saimir Lleshi

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn tha në Samitin e Sarajevës se disa vende të Ballkanit po përballen me kriza të brendshme dhe marrëdhënie të tensionuara midis tyre, duke paraqitur kështu pengesa për procesin e integrimit. Samiti i Sarajevës i paraprit atij të Triestes në Itali, që pritet të zhvillohet më 12 korrik.

Hahn: Tani jemi një situatë ku disa vende po kalojnë përmes krizave të rënda të brendshme politike, ndoshta të tensioneve etnike. Vendet janë në faza të ndryshme të përpjekjeve të tyre për t’u bashkuar me Bllokun, dhe përplasjet e fundit politike të brendshme dhe marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet shteteve në rajon kanë paraqitura pengesa për procesin. Kjo duhet të zgjidhet. Brukseli i dërgon sinjale të qarta dhe të forta rajonit. BE-ja si tërësi kupton plotësisht seriozitetin e situatës në rajon.

Në Samit ishin të pranishëm kryeministrat e vendeve të Ballkanit, si Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Shqipëria.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha më se rajoni kishte nevojë për një mesazh të qartë për t’u bashkuar me BE-në, duke përmendur nacionalizmin në rritje dhe ndjenjat pro-ruse në rajon.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close