Greqi, shembet hangari në portin e Patras, vdes një person
04/08/2017 - 19:05 Nga: Robert Goro

Një person ka gjetur vdekjen pasditen e të premtes në Greqi, pas shembjes së një hangarinë qytetin e Patras.

Ngjarja ka ndodhur në mjediset e portit të vjetër të qytetit.

Për arsye që ende nuk dihen, streha e hangarit u shemb e tëra dhe duket se pjesë të saj i kanë marrë jetën një personi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Sipas autoriteteve, një njësi e ekipit të shpëtimit dhe zjarrfikës po kontrollojnë se mos ka njerëz të tjerë që mund të jenë bllokuar nën rrënojat.

 

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close