Greqi, kapet skafi me 1 ton kanabis
11/08/2017 - 14:56 Nga: Robert Goro

Autoritetet greke kanë ndaluar një skaf në bordin e të cilit gjendet një ton drogë e llojit kanabis.

Skafi është ndaluar nga një patrullë e policisë bregdetare greke, në bashkëpunim me shërbimin e ndjekjes kundër drogës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ishullit Kithira, në jug të gadishullit të Peloponezit.

Sipas mediave, nuk është dhënë ende asnjë njoftim mbi identitetin e skafit dhe as përbërjen e ekipazhit.

Skafi po riomorkiohet për në portin e Neapolit, me qëllim që t’i nënshtrohet një kontrolli më të hollësishëm.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close