Grafite të reja, “Hashim Thaçi e Naim Tërnava do të vriten”
04/08/2017 - 18:27

Po vazhdon kërcënimi me afishe i kreut të shtetit dhe atij të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Është gurthemeli i Xhamisë Qendrore ai i cili sot është mbushur me mesazhe kërcënuese për Hashim Thaçin e Naim Tërnavën.

Në fotografitë që ka publikuar fillimisht portali Kosovainfo, është shkruar me ngjyrë të kuqe dhe të zezë se “Naim Ternava dhe Hashim Thaçi do të vriten. Avniu”.

Kujtojmë se mëngjesi i 1 gushtit kishte zbardhur me kërcënimet që ishin shkruar përmes grafiteve në murin e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Në ato grafite ishte shkruar: “O Shpend Ahmeti, në Dardani, s’do të ketë Xhami Turke, do të ketë gjak. Do të vritesh o qen. Posht VV e Albin Talibani”.

“Vdekje Naim Tërnavës e Hashim Turkut, Avni Rrustemi Rrnoft”.

Policia e Kosovës ka njoftuar ditë më parë se ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. kendveshtrim says:

    miqet e shqiptareve mund ta shohin hapesiren shqiptare me sateli dhe te na i tregojne njarjet dhe ndeshkohen keta kriminele,por gjithsesi krimi i ka gjurmet qe te con deri tek dera kriminelit krimi nuk eshte pa gjurme ,e rendesisheme eshte ta dim kush i ben qellimin,sepse sido qe te jet puna ,sido qe te sillen rrethanat rruga per gjakderllje vlavrasje ka deshtuar ,arsyeja kemi 100vite qe ky komb e din se armiku jon ka nje parull percaj dhe sundo por kete ska per ta arritur kurre ,i ftoj bashkombasit e mi qe kan gjak shqiptari te ruhen nga mashtrimi dhe manipulimi ,dhe ti perdori per qellime djallzore ndaj njeritjetrit koha qe kalojme eshte e mbushur me vishtirsi por jo pa zgjillje ne unitet mendimi dhe veprimi si komb ne bashkpunim me qiqet tane do jemi ne gjendje ,te parandalojme konflikte ndalim te keqen bindim ne te drejtat dhe arrim zgjilljet,ne nuk jemi dobesia dhe pse dukemi sepse jemi me te drejte dobesia jan ato qe bien ne nivel veprimi kaq te dobet

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close