Gjuriç: Serbia do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol
05/08/2017 - 14:49

Marko Gjuriç, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se shteti i tij, do ta pengojë në të gjitha format anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

“Do ta bëjmë të pamundurën që ta pengojmë anëtarësimin në INTERPOL, sikurse e kemi pamundësuar anëtarësimin në UNESCO”, ka thënë Gjuriç për TV PINK.

Ai tha se Kosova përmes këtij anëtarësimi dëshiron ta vërtetojë pavarësimin e saj, kurse sipas tij, kjo “do të shërbejë për përndjekjen e serbëve”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close