Intervista - Gjukanoviç: Rusia po shkatërron Bashkimin Evropian
14/03/2017 - 15:53 Nga: Saimir Lleshi

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, politikani që ka udhëhequr vendin e vogël ballkanik që prej vitit 1989, i bën thirrje Bashkimit Evropian që të ndalë “shkatërrimin” e ndikimit të Rusisë në Ballkan, ndërsa përmend këtu tentativën për grusht shtetit në Podgoricë tetorin e vitit të shkuar.

Në atë periudhë, një grup serbësh dhe rusësh, tentuan të rrëzojnë nga pushtetin qeverinë pro-perëndimore malazeze, me synim për të sjellë në pushtet forcat pro ruse.

Gjukanoviç dha dorëheqjen pas komplotit të dështuar në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në vendin e tij, ndërsa tani thotë në një intervistë për Associated Press se “Moska është përfshirë në një lloj lufte kundër Evropës” dhe kërcënon “ekzistencën e Bashkimit Evropian”.

Prokurorët e Malit të Zi kanë akuzuar Rusinë dhe operativët e saj të shërbimeve sekrete se janë përpjekur për të kryer grusht shteti në Mal të Zi me synim për të vrarë Gjukanoviçin. Kremlini ka mohuar përfshirjen në komplotin e dyshuar.

Megjithatë, Moska zyrtare ka mbështetur dhe ka financuar haptazi partitë nacionaliste atje që janë kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, për të cilën kanë zhvilluar edhe protesta. Kontrolli i Malit të Zi i lejon Rusisë dalje në detin Adriatik.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close