Gjenden mbetje mortore në Novi Pazar dyshohet se janë të shqiptarëve e boshnjakëve
16/07/2017 - 12:15

Punëtorët që po punonin në ndërtimin e një ndërtesë të Nismës Emergjente në Novi Pazar, kanë hasur në mbetje mortore, njofton Klan Kosova.

Tani janë duke u kryer inspektime dhe po mblidhen eshtrat.

Dyshimet e parë janë se mbetjet mund të jenë të një varreze masive të boshnjakëve dhe shqiptarëve të ekzekutuar në vitet 1944 – 12946.
Kështu të paktën thuhet në një komunikatë për media nga Organizata Joqeveritare “Kosova për Sanxhakun”.

“Gjetja e sotme eshtrave në atë vend ofron të drejtën se ky nuk është një rast i izoluar, por në pjesën më të gjerë të kësaj zone gjendet varreza masive, e cila duhet në tërësi dhe me profesionalizëm të hetohet”, thuhet në komunikatë.

Kjo OJQ ankohet se punimet janë duke u kryer jo profesionalisht.
“Është e papranueshme të vazhdohet në këtë mënyrë të punohet, sepse gjatë largimit, gjegjësisht grumbullimit të eshtrave është e mundur që disa nga eshtrat nuk mund të gjinden dhe të dëmtohen”.

“Familjet e viktimave të pafajshme dhe të gjithë popullit boshnjak dhe shqiptar kanë të drejtë të zbulojnë të vërtetën dhe gjetjen e mbetjeve mortore e të gjithë atyre që u ekzekutuan  në Haxhet të Novi Pazarit”.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Gjoba mbi 500 euro për turistët që ndotin qendrën

Close