FAZ: Vuçiç kërkon nga serbët që ta kuptojnë se e kanë humbur Kosovën
07/08/2017 - 7:39

Me propozimin për dialog të brendshëm për Kosovën, Aleksandar Vuçiq i hodhi hije të errët historisë serbe në bërjen e së cilës ka punuar edhe vet ai, shkruan ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ lidhur me hapin e presidentit serb.

“Në Serbi këtë vit ka verë me ‘vrima’. Arsye për këtë ka dhënë presidenti Aleksandar Vuçiq i cili në mes të korrikut kërkoi dialog për Kosovën”, thotë kjo e përditshme.

Sipas saj, me propozimin për dialog, Vuçiq i ka bërë thirrje serbëve të kuptojnë se Kosovën e kanë humbur, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i kësaj gazete vazhdon duke thënë se Vuçiq ka lënë hije të errët në historinë serbe në bërjen e së cilës dikur ka punuar me zell ndërsa tani ai po kërkon që të pranohet pavarësia e Kosovës e shpallur në vitin 2008 së cilës iu dha mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Serbët kanë në mendje shqetësime të tjera: vende pune, shkolla të mira për fëmijët e tyre, hapësira për banim që mund t’i paguajnë, por jo gjithmonë mitin e Kosovës dhe Serbisë.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close