Kosove - Fajon: Mos premtoni data për liberalizimin e vizave
19/06/2017 - 16:08 Nga: Anjola Hamzaj

Eurodeputetja Tanja Fajon u kërkoi politikanëve të Kosovës që të ndërmarrin veprime vendimtare nëse duan që qytetarët e tyre të gëzojnë udhëtimin pa viza në zonën Shengen.

Raportuese për Kosovën në Parlamentin Europian për procesin e liberalizimit të vizave, Fajon, gjatë një interviste per BIRN tha se koha kur qytetarët e Kosovës do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen varet nga faktorë të rëndësishëm si marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi apo edhe lufta kundër korrupsionit.

Fajon ka pranuar edhe situatën në brishtë në union dhe klimën e pavaforshme për anëtarësime të reja apo liberalizim vizash si pasojë e krizës së emigrantëve apo edhe largimittë britanisë së madhe.

Në rrethana të tilla, është sigurisht më e vështirë për të marrë vende të reja brenda regjimit pa viza.

Megjithatë, të gjithë presin që politikanët e Kosovës të fillojnë të punojnë me kriteret më të rëndësishme të përcaktuara nga BE-ja si kushte për të ecur përpara. Nëse Kosova sjell një nga çështjet që janë në tavolinë, ne mund të shkojmë hap pas hapi. Ndoshta kjo nuk do të ndodhë së shpejti, por është koha për të ecur. Nuk shoh ndonjë rrugë tjetër në këtë situatë komplekse.
Eurodeputetja sllovene i konsideruar të papërgjegjshme premtimet e politikanëve të Kosovës për data konkrete të liberalizimit të vizave.

“Premtimi i datës më duket shumë i papërgjegjshëm dhe do t’u lutesha politikanëve të Kosovës që të përmbahen sepse kur bëjmë premtime si politikanë, njerëzit presin që ne t’i mbajmë ato dhe do të na gjykojnë për këtë.

Gjatë fushatës së fundit zgjedhore në Kosovë, kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, tha se nëse koalicioni i tyre fiton zgjedhjet, liberalizimi i vizave mund të zgjidhet brenda tre muajve. Fajon tha se se shpreson që sa kohe që ajo të jetë raportuese për Kosovën, pra në një peridhë dy vjeçare lëvizja e lirë mund të bëhet e mundur.

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close