Hetimet - EULEX ngre aktakuzë për krime lufte për ish-rezervistin e policisë
20/04/2017 - 15:20

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit ngriti sot aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-rezervisti të policisë, Z.V., për krimet që, siç thuhet, janë kryer në vitin 1999.

“Për veprimet të cilat pretendohet se kanë ndodhur ndërmjet fshatrave Shtudime e Epërme dhe Shtudime e Poshtme, Komuna e Vushtrrisë dhe objekteve të Kooperativës Bujqësore, Vushtrri më ose rreth datës 2 maj 1999,si dhe për veprimet dhe sjelljet të cilat pretendohet se kanë ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Smrekovnicë, Komuna e Mitrovicës gjatë javëve pas kësaj ngjarjeje.”

Radio Evropa e Lirë mëson se bëhet fjalë për Zoran Vukotiç.

EULEX e ka akuzuar për Krime lufte kundër popullatës civile siç parashihet dhe ndëshkohet me anë të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), dhe aktualisht i penalizuar me Kodin Penal të Kosovës (KPK), dhe kundër rregullave të së drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë kohës së konfliktit të armatosur të brendshëm në Kosovë.

Këto krime përfshijnë vrasjet brutale dhe të kundërligjshme, trajtimin çnjerëzor, shkaktimin e vuajtjeve të mëdha, aplikimin e masave të frikësimit dhe terrorit, konfiskimin e pasurisë, plaçkitjen dhe vjedhjen në shkallë të gjerë të pasurisë që ishte e pajustifikueshme. 

Kjo aktakuzë është ngritur nga prokurori ndërkombëtar pas ekstradimit të pandehurit nga Mali i zi. 

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close