Kosove - Enver Hoxhaj: PAN nuk merr pjesë në seancën e nesërme konstituive
09/08/2017 - 12:10

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se koalicioni PAN nuk do të marr pjesë në seancën e nesërme konstituive.

“Dua t’ju informoj se ne nuk marrim pjesë nesër në seancë. Ju mund të hyni në sallë sa herë të dëshironi. Ne përfaqësojmë votat e qytetarëve të Kosovës, aspiratat e tyre, pritjet e tyre. Ju mund të hyni sa herë të doni por pa ne”, ka thënë Hoxhaj, citon zëri.info

Ai më tej, ka thënë se PAN është i interesuar qe t’i formojë institucione, mirëpo institucione cilësore

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close