Maqedoni - DioGuardi: VMRO-DPMNE të shpallet terroriste dhe në “Listën e Zezë”
19/05/2017 - 7:59

“Duke përdorur dhunë të tmerrshme të planifikuar për të futur frikë dhe drithërima për të arritur qëllime politike, mendoj se duhet që Departamenti i Shtetit duhet të cilësojë VMRO-DPMNE-në si një organizatë terroriste dhe ta fusë ate në Listën e Zezë, ashtu siç është bërë për grupe të tjera politike nëpër botë”, theksoi ish-Kongresmeni amerikan dhe kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joe DioGuardi në fjalimin e tij gjatë seancës dëgjimore në Kongresin Amerikan për situatën në Ballkan, me theks të veçantë Maqedoninë.

Ai këtë kërkesë ia drejtoi kryetarit të Komitetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresitit Republikan Dana Rohabacher, anëtarëve të Nënkomitetit, demokratit të Nju Jorkut, Gregory W. Meeks, kongresisti republikan Jim Sensenbrenner, dhe ai i Rohad Island David Cicellini.

Dioguardi potencoi më pas se :”Partia VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Nikola Gruevski përfaqëson një parti anti-shqiptare, një parti të dhunshme në Shkup. VMRO-DPMNE-ja është partia, e cila ka shumë kriminelë të dënuar si anëtarë, duke përfshirë edhe deputetët të cilët u dënuan për krime të rënda, si Johan Tarçullovski i cili u dënua për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë konfliktit të vitit 2001″./INA/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Gongu ka rënë për Ilir Metën

Close