Deklarata e Ministrit malazez - “Demarkacioni çështje e brendshme e Kosovës, do presim me durim”
10/01/2017 - 14:24

Mali i Zi nuk e ka kushtëzuar Kosovën dhe do të presë me durim derisa politika kosovare të gjejë darkodësinë lidhur me çështjen e Demarkacionit.

Deklarata u bë nga Ministri i Jashtëm malazez, Srdan Darmanoviç, gjatë konferencës që pati me homologun e tij Bushati, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Tiranë.

“Ne kemi bërë atë që na takon, jemi sjellë sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshje dhe sipas rregullave ndërkombëtare për hartimin e Demarkacionit. Problemin ne e shohim më shumë si cështje të politikës së brendshme. Ne nuk e kemi kushtëzuar Kosovën, jemi treguar të duruar dhe do të vazhdojmë të presim që palët politike në Kuvendin e Kosovës të bien dakord mes tyre.”

Gjatë takimit dy homologët ranë dakord edhe për fuqizimin dhe modernizimin e pikave kufitare.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close