Kosovë - Dëbohen 11 serbë dhe rusë të arrestuar në kufi me Serbinë
10/08/2017 - 9:26

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi të gjobisë me nga 250 euro, pesë serbë dhe gjashtë shtetas rusë, për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror.

Pas pagesës së gjobës, ata do të dëbohen nga Kosova.

Pesë shtetasit serbë dhe gjashtë shtetasit rusë u ndaluan të martën në afërsi të fshatit Metergofc të komunës së Podujevës, rreth 45 kilometra në veri të Prishtinës

Vendimi u mor të mërkurën (9 gusht). 

Ndërkohë zëdhënësi i ambasadës ruse në Beograd, Yuri Pichugin, citohet t’i ketë thënë agjencisë ruse të lajmeve TASS të mërkurën se një përfaqësues i zyrës ruse në Prishtinë “është duke e trajtuar këtë çështje, që prej momentit kur qytetarët rusë janë ndaluar. Gjithsej, gjashtë rusë janë ndaluar, dy prej tyre janë banorë lokalë, anëtarë të familjes së një qytetari serb”, ka thënë ai.

Lexo me shumePolicia e Kosovës arreston 5 serbë dhe 6 rusë

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close