Serbi - Daçiç: Nuk është propozuar të hiqet dorë nga Kosova
10/08/2017 - 22:45

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se propozimi i tij rreth dialogut për Kosovën është keqkuptuar nga shumica e popullit të tij.

“Është mirë që të niset dialogu për Kosovën në mënyrë që edhe publiku të dëgjojë ide të ndryshme. Ideja ime dhe e Aleksandar Vuçiq ka shkaktuar shumë ankth të madh për shumë njerëz, mirëpo ne duhet të përcaktojmë çka është serbe e çka shqiptare”, është shprehur Daçiç, shkruan Ekspres. 

Për ‘Sputnik’, ai ka theksuar se nuk është propozuar të hiqet dorë nga Kosova.

Daçiç ka thënë se po kërkohet debat publik për të bërë zgjidhje në ‘krahinën jugore serbe’.

“Zgjidhja është që të dy palët të ndahen njëlloj pasi vetëm një zgjidhje e tillë do të ofrojë kompromis të qëndrueshëm për të ardhmen. Detajet e planit do t’i bisedojmë me presidentin kur dialogu i brendshëm për Kosovën të institucionalizohet”, është shprehur ai.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. kendveshtrim says:

    dacic tha te verteten deshiron te kuptoje populli serb qe te bindet cfar eshte serbe dhe cfar shiptare ky zoteri kerkon hakun drejtesi ,kjo eshte e thjeshte merr harten si ishte shqipria perpara se te coptohej ,dhe me nje topograf ti mund te vendosesh kufinjet ,atje ku ishin duke rregulluar padrejtesin historike ,kurse per serbet qe keni sjellur ne kosove apo mbi 700 fshatra te shpopulluara me llune qe aktualisht ndollet ne territorin serb ,per popullsin ka marrveshje mirkuptimi kurse territoret marrveshje administrimi nuk keni perse shqetesoheni kaq shum ,cdo gje e ka nje zgjillje por ajo qe qendron eshte se shqiptaret nuk japin te drejta territoriale askujt me pas serbet duhet te heqin dore nga pdrejtesit ndaj shqiptareve ,ky eshte mendimi im i thjeshte,bazuar ne fakte histori te drejta ana korruptive ka skaduar tani mund te mbisundoje vetem e drejta

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close