Debate në Këshill - Daçiç: Mos thuaj jam kosovare por shqiptare! Kundërpërgjigjet Çitaku
16/08/2017 - 20:45

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën është shoqëruar me debate të forta mes përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës.

Palët sërish paraqitën pikëpamje tërësisht të kundërta për situatën në Kosovë, të ardhmen e saj dhe të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, bëri sërish protagonistin kur deklaroi se Ambasadorja Çitaku është shqiptare e jo kosovare, pasi sipas tij nuk ekziston nacionaliteti kosovar.

“Zonja Çitaku është shqiptare ajo nuk është kosovare, pasi që nuk ekziston nacionaliteti kosovar por vetëm shqiptar. Në rastin e Kosovës s’mund të flasim për të drejtën e vetëvendosjes, pasi në Kosovë nuk ekziston një komb kosovar. Në Kosovë jetojnë shqiptarët të cilët e kanë një shtet”.

Në replikë me të, diplomatja kosovare deklaroi se Kosova është shtet i të gjithëve që jetojnë në të, pa marrë parasysh etninë e popujve që jetojnë aty.

“Ka ekzistuar një operacion i tërë i deportimit të shqiptarëve nën këtë ide se ne qenkemi shqiptarë dhe nuk mund të jetojmë në Kosovë. Kosova është shtet që i përket të gjithë qytetarëve të saj, shqiptarëve, serbëve, malazezëve, romëve, ashkalinjve, agjiptasëve, boshnjakëve dhe të gjithë të tjerëve.Pasi që qenkam unë shqiptare nuk po e meritokam të jetoj aty, në Kosovë?Aty ne kemi qenë me shekuj”, u shpreh Çitaku, duke e këshilluar Daçiçin që kur të shkojë për pushime në Shqipëri të marrë e të lexojë libra për të mësuar historinë më mirë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq,  në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të OKB-së, ka thënë se zonja Çitaku është shqiptare e jo kosovare pasi që sipas tij, nuk ekziston nacionaliteti kosovar.

Politikani serb në fjalimin e tij mohoi që Serbia të ketë kryer gjenocid mbi popullin e Kosovës.

Në kundërpërgjigje, Çitaku tha se Kosova dhe të gjithë qytetarët e saj janë të lumtur që nuk janë pasardhës të Millosheviçit dhe Karaxhiçit.

“Jemi krenar që ne nuk kemi pasardhës të Millosheviçit. Por kemi njerëz të cilët kanë luftuar kundër regjimit të Millosheviçit dhe Karaxhiçit…..”

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. KENDVESHTRIM says:

    NESE DACICIT SI PELQEN ETNIA KOSOVARE POR SHQIPTARE TE PRANOJNE KUFIJT E SHTETIT SHQIPTARE TE PARACOPTIMIT TE TIJE NJEKOHESISHT DUHET TE THEMI QE NE TROJET SHQIPTARE NUK KA NACIONALITET SERB POR GRUPE PARAMILITARE SERBE QE PERPIQEN TE GRABISIN TROJE SHIPTARE FALEMINDERIT DACIC TI NGA URREJTJA PO NXIT BOTEN PER TE TREGUAR VENDIN SHQIPTAREVE PO UA LEHTESON PUNEN QE TE BASHKOJNE TROJET TE CILET NATO DUHET TI LARGOJE QE ATY

  2. KENDVESHTRIM says:

    NESE DACICIT SI PELQEN ETNIA KOSOVARE POR SHQIPTARE TE PRANOJNE KUFIJT E SHTETIT SHQIPTARE TE PARACOPTIMIT TE TIJE NJEKOHESISHT DUHET TE THEMI QE NE TROJET SHQIPTARE NUK KA NACIONALITET SERB POR GRUPE PARAMILITARE SERBE QE PERPIQEN TE GRABISIN TROJE SHIPTARE TE CILET NATO DUHET TI LARGOJE QE ATY FALEMINDERIT DACIC TI NGA URREJTJA PO NXIT BOTEN PER TE TREGUAR VENDIN ,,SHQIPTAREVE PO UA LEHTESON PUNEN QE TE BASHKOJNE TROJET ETNIKE

  3. AUTOKTON says:

    CESHTJA SHQIPTARE PO MERR TERSIN E ZGJILLJES NE TOTAL NE OKB JO ME LAGJE KOSOVA MAQEDONIA CAMERIA APO MALI ZI POR TERSIN E HISTORISE ME GJERSIN E VET,ISHIN FJALA ASOSACIONE PER TU FALUR TROJE TJEREVE ,TE GJITHA PERQASJET DESHTUAN MBI TAVOLINEN E OKE BESE MBETET E VERTETA SHQIPTARE DISKUTIMI PER VENIEN E DREJTESISE NE VEND ME TROJET SI PERPARA 1913 QE SHQIPTARET TE JENE ADMINISTRUESIT E ATYRE TERRITOREVE ME KETE POPULLSI AKTUALE DHE TE DREJTEN PER TU KTHYER NE VENDLINDJEN E TYRE RRETH 8MILION SHQIPTARE QE AKTUALISHT ENDEN RRUGEVE TE BOTES KU PER NJEQIN VITE SHQIPTARET E PESUAN KOSTO TE PALLOGARITESHME NE CDO FUSHE TANI SHQIPTARET NGA KY SHKAK JAN ZHYTUR NE BORXHE KU VETEM ME TERRITORET ETNIKE MUND TU PAGUAJ BORXHET SHQIPTARET JAN PA PUNE PA ZHVILLIM PA MUNDESI JETESE SHKAKU COPTIMI POLITIKAT E ASIMILIMIT TRYSNI PRESIONE DERI TEK KONFIKTET TANI PRENDIMI QE I COPTOJ OSE TE VEN TE DREJTEN NE VEND OSE TE NDIHMOJNE SHQIPTARET NE PERBALLIMIN E KOSTOVE NE CDO DREJTIM IKJE NGA PERGJEGJSIT NUK KA ,CESHTJET E PAZAREVE KAN DESHTUAR MASHTRIMET E CDO GJE TJETER MBASI KUSH MASHTRON KA MASHTRUAR VETEN TE DREJTAT ZHVILLOHEN DHE ECIN JO SIPAS DESHIRAVE TONA POR SIPAS LIGJEVE TE KRIJUESIT KETO JAN LIGJE AKTIVE TE UNIFIKUARA NE GJALLERIN E JETES NE GJALLESA NE CDO ZGJILLJE UNITETI BEN FUQIN DHE FUQIA ZGJILLJEN I FTOJ GJITH NJERZIT PERPARIMTARE QE KAN NDIKIM DHE SHETET ALEATE TE NDIHMOJNE SHQIPTARET NGA ASIMILIMI RUSO SLLAV,TANI RREZIKU NE BALLKAN ESHTE ALARMUES SHQIPTARET KAN HUMBUR DURIMIN UROJ TE MOS HUMBIN ARSYEN SEPSE KAN 100VITE QE MBI TO USHTROHET PADREJTESI KY MESAZH JEPET PER GJITH ANALISTET POLITIK NE ZGJILLJEN E CESHTJES SHQIPTARE QE CESHTJA SHQIPTARE NUK MUND TE PERQASEP PER ZGJILLJE PERMES KORRUPSIONIT POR TE DREJTES E DREJTA NUK PARAGJYKOHET NUK FALET POR RESPEKTOHET PERKRAHET MBROHET,NESE DO LEJOHEN GJERAT TE ZGJILLEN SIPAS DESHIRES SE NJERIT APO TJETRIT BOTA SEJCILIT BOTA PO TI JEPET ME PASURIN QE KA NUK NGOPET PO PER KAQ BANOR SA KA TOKA SA PLANETE NA DUHET ,NE NJE KOHE KUR JEMI PERCAKTUAR TE JETOJME TE GJITH NE KETE PLANET,VALL ZOTI KOT E KRIJOJ DREJTESIN VALL KOT I KRIJOJ GJITHCKA ME RREGULL VALL KOT GJINDET SUKSESI NE CDO FUSH VETEM ME RREGULL VALL KOT ZOTI BOTNAVE NA URRDHERON QE TE PUNOJME ME DREJTESI,DREJTESIA ESHTE QARTESI ,ZGJILLJE ,GJALLERI DOBI PAQE PADREJTESIA E KUNDERTA NESE LEJOHET KJO PADREJTESI BOTES I JEPET MESAZHI SOS,ARSYEJA ,NE KREJT PAK KOHE NDRYSHON OPINJONI NE BOTE ,PADREJTESIA SISTEM JETE KU GJITH ZHVISHEN NGA TE DREJTAT QE PASOHEN ME KONFLIKTE TE PERMASAVE EKSTREME KU NUK PERTFITON ASKUSH,PERMBYSEN INTERESAT,TE CILEN SE DESHIROJNE ASNJE,SYGJEROJ TE GJITHEVE LARGOHUNI NGA PADREJTESIA PRANONI TE DREJTAT E NJERI TJETRIT RESPEKTONI DINJITETIN NJERZORE

  4. Sejdi says:

    Sjellja e Ambasadores Vlora Çitaku është shembulli më i mirë, se si duhet të përfaqësohet Atëmëmëdheu!
    I lumtë!

Komento

Read previous post:
Turizmi, Prefekti ngre problemin e ujit, stafit mjekësor dhe kullat e rojës

Close