Serbi - Daçiç: Merkel nuk duhej ta takonte humbësin Vuçiç
19/03/2017 - 13:28

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se takimi  mes shefit të tij në qeveri – kryeministrit Aleksandër Vuçiç dhe kancelares gjermane Angela Merkel nuk duhet të zhvillohej.

Ai ka thënë se Merkel nuk do të duhej të pranonte takim me njeriun që do t’i humbë zgjedhjet presidenciale, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Sipas Daçiç, edhe vizita në Sarajevë e Vuçiç ka përfaqësuar vazhdimësinë e asaj që ai bën në Serbi.

“Merkel duhej ta dinte se zgjedhjet në Serbi janë afër, për çka nuk duhet ta takonte dikë i cili mendon që t’i fitojë ato”, ka thënë Daçiç.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
No destabilization, DP Chairman: This is a peaceful movement for free elections

Close