Cliff: S’ka BE për Serbinë, pa zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën
06/03/2013, 7:48
Përditesuar: 06/03/2013, 8:59

Britania e Madhe “kërcënon” me veto, nëse Serbia nuk i njehë marrëveshjet e nënshkruara mes kryeministrave.

I bindur në mbështetjen edhe të shteteve si Gjermania dhe Holanda që fuqimisht e përkrahin pavarësinë e Kosovës, ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ian Cliff ka thënë se mund të vijë një moment që këto shtete të thonë  jo anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian.

“Serbisë duhet t’i bëhet e qartë se edhe e marr datën për të filluar negociatat për anëtarësim, ka shumë çështje të tjera për të cilat ne mund t’ia tërheqim vërejtjen dhe të themi: Shikoni nuk jeni duke e realizuar atë që po kërkohet nga ju dhe nuk mund të ketë mbyllje të kapitujve deri tek zbatimi i plotë”, ka thënë ai

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka deklaruar se ka shumë çështje përgjatë këtij procesi të çështjes së datës për dhënien e statusit të kandidatit por ka edhe shumë çështje tjera që do të paraqiten dhe mendoj se shteti im do të jetë shumë i rreptë në atë që Serbia t’i realizojë detyrimet e saj dhe natyrisht kjo vlen edhe për Kosovën gjithashtu. “

Diplomati britanik thotë se nuk pritet nga Serbia në këtë fazë të njohë formalisht pavarësinë e Kosovës. Ai shpreson se me kalimin e kohës do të bëhet e qartë se Serbia duhet ta pranojë shtetin e Kosovës.

“Padyshim se do të ketë diçka, sepse tashmë gjatë flasim se Kosova është sui generis, e kjo po ashtu do të ishte sui generis për shtetet që duan të anëtarësohen në BE derisa nuk e njohin njërin prej fqinjëve të tyre. Natyrisht kjo është vetëm një lloj paralele, sepse nuk duam të shkojmë më tutje me këtë sikurse është çështja e Qipros. Natyrisht një prej mësimeve që i kemi marrë nga anëtarësimi i Qipros në BE pa integrimin e plotë të Turqisë është se nuk jemi të interesuar që të kemi anëtare në BE që kanë probleme të pazgjidhura me fqinjët. Por duhet të ketë njëfarë mirëkuptimi praktik lidhur me ‘modus vivendi’ mes Kosovës dhe Serbisë por a do të jetë njohje e plotë unë nuk mund ta them këtë duke qëndruar këtu”, tha ai

Sa i përket Asociacionit të komunave Cliff ka thënë se nuk mendon se ai do të ketë fuqi ekzekutive, se atëherë më të vërtet do të tejkalohej paketa e Ahtisaarit dhe do të krijohej një pushtet i tretë në Kosovë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento