Fushata - “Burrat hekurosin” në Prizren për të sfiduar rolet tradicionale gjinore
10/07/2017 - 11:50 Nga: Ardit Gjana

Ndarja e punëve të shtëpisë në Kosovë nuk bëhet në mënyrë të barabartë në mes të grave dhe burrave.

Përveç kësaj punët e shtëpisë ende vazhdojnë të përceptohen si detyrime që i takojnë vetëm grave.

Por disa burra në Prizren, përmes një performance publike “Burrat hekurosin”, organizuar nga shoqata FEMAKTIV,sfiduan rolet tradicionale gjinore.

Aktivisti, Eroll Bilibani, i cili e provoi ndjenjën për të hekurosur tha se ndihet mirë që e provoi ndjenjën e punëve që kryejnë gratë posaçërisht në verë.

Organizatorja, Adelina Hasani, tha se performanca publike “Burrat Hekurosin”, ka për qëllim që të tregojë se punët e shtëpisë janë obligim jo vetëm i grave por edhe i burrave.

Ajo shtoi se me rritjen e barazisë gjinore në jetën private rritet barazia gjinore edhe në jetën publike dhe politike.

FEMAKTIV me anë të performancës publike “Burrat Hekurosin” të mbajtur në Prizren kanë për synim që të sfidojnë rolet tradicionale gjinore në Kosovë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Peshku pa kokë vazhdonte të lëvizte, edhe pasi ishte ndarë në gjysmë

Close