Greqi - Biznesmeni kapet me 20 kg kokainë, në pranga edhe 3 shqiptarë
16/06/2017 - 10:50

Një biznesmen grek, ish-Presidenti i një klubi lokal të futbollit është arrestuar nga policia vendase me 20 kg kokainë.

Në pranga kanë përfunduar edhe tre shqiptarë, me rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Ballkan.

Operacioni për arrestimin e biznesmenit është zhvilluar të mërkurën në zonën e Larisas dhe në Trikala.

Biznesmeni, i cili është raportuar të ketë lidhje familjare me lojtarë politikë në rajon, kishte nën zotërim më shumë se 100 mijë euro, të cilat janë konfiskuar.

Rreth 10 kg e 820 grama kokainë u gjet në pronën e tij në fshatin Lazarina Karditsa, ku edhe u arrestuar, ndërsa pjesa tjetër ju kap një shqiptar, bashkëpunëtor i biznesmenit.

Hetimet po vazhdojnë ende dhe mund të zbulojnë edhe të tjerë persona të përfshirë në trafik.

Biznesmeni grek ka një sërë biznesesh të shtrira në fusha të ndryshme si dhe biznesin e naftës në Shqipëri.

Më 19 shtator të vitit 2000, ai ishte dënuar me 6 vite burg për kontrabandë cigaresh nga Holanda.

Ai ishte akuzuar se kishte transportuar rreth 7 mijë steka paketash kontrabandë, por që më vonë Gjykata e Apelit e liroi nga akuzat.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close