Arrestohet greku me 97 kg kanabis, në afërsi të kufirit me Shqipërinë
12/07/2017 - 15:42

Një shtetas grek është arrestuar fare pranë kufirit me Shqipërinë, i akuzuar për transportimin e një sasie të madhe droge.

30 vjeçari u ndalua në Sajada, disa kilometra nga pika kufitare e Qafë Botës.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në mjetin e tij një sasi kanabisi me peshë 97,3 kg, të ambalazhuar në 78 paketa. U gjet gjithashtu dhe një sasi e vogël kokiane.

Automjeti që ishte marrë me qera prej drejtuesit nga një firmë greke, u sekuestrua.

Policia po heton nëse i arrestuari po e sillte drogën nga Shqipëria, apo e kishte marrë atë në dorëzim në brendësi pjesës greke të kufirit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Djali i Trump publikon mesazhet me prokurorin e Rusisë, akuza për Clinton

Close