Ambasadori britanik: Trepça aset i Kosovës, s’duhet të diskutohet në Bruksel
24/01/2015 - 15:21 Nga: Anjola Hamzaj

Trepça është aset i Kosovës dhe nuk duhet të jetë temë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, por duhet të zgjidhet brenda Kosovës, duke  diskutuar me të gjitha palët e interesit.

Kështu ka deklaruar ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, duke shtuar se nga kjo minierë mund të nxirren përqindje të shumta të zinkut dhe plumbit dhe se shumë ekspertë si nga Britania, Norvegjia e Gjermania kanë parë që Trepça edhe në të ardhmen mund të jetë aset i suksesshëm. Sipas tij, Trepça mund të bëhet urë politike dhe ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk mendoj që Agjencia e Privatizimit është ajo që duhet të merret me Trepçën.  Ju duhet një strukturë e vetme që të  bëjë bashkë pjesën veriore dhe  jugore  të Trepçës, për të tërhequr në këtë mënyrë partnerë strategjik nga Evropa apo më gjerë. Trepça është në territorin e Kosovës, ajo është aset i Kosovës, gjithashtu duhet të ketë komunikim me menaxhmentin në Zveçan. Kjo nuk duhet të jetë temë e dialogut teknik mes Beogradit dhe Kosovës, por  duhet të zgjidhet brenda vendit, përmes procesit të diskutimit me të gjitha palët e interest.

Cliff foli edhe për ikjen e shqiptarëve në mënyrë ilegale nga vendi. Ai tha se shkak është papunësia, por ky fenomen duhet të ndalet pasi pengon integrimin e kosovës në rrugen drejt bakshimit europian

“Ky është emigracion ekonomik dhe këta njerëz nuk kanë të drejtë të kërkojnë azil, pasi kosova tashmë është e lirë dhe shtett I pavarur. Unë mendoj se papunësia është nëj problem që ka përfshirë të rinjtë dhe sipas ekspertëve papunësia ka gjasa të përkeqësohet. Por gjithsesi, ky fenomen duhet të ndalet pasi kosova është në proces të integrimi dhe Evropa qëndron mbi të gjitha ligjet. Emigracioni po dëmton reputacionin e kosovës.

Cliff garantoi mbështetjen e  Britanisë së  madhe ndaj kosovës, në ëmnyrë që kjo e fudnit të njihet edhe nga ato shtete të cilat ende nuk e kanë njohur.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Besniku says:

    O nanen e shkaut po rrajt e fella i kish pas po kret lufta esht ber per ket trepq qe e kemi

  2. Fahri says:

    Serrbia asnjëherë nuk e pasur gajle për serbët e Kosovës por, tërë atë propagandë nëpër Botë që e ka bërë me gënjeshtra, edhe luften që e ka bërë kundër Kosovës , qëllimin e ka pasur vetëm Trepqen me e mbajtë nën këmbë të vet. Por po më qudit Evropa që ende po iu beson gënjestrave të Serbve!!!

  3. Fahri says:

    Ne sipas dokumenteve të fundit është zbuluar se në Iliri(Ballkan) jemi 40 mij vjet para sllavëve; poashtu edhe para Grekëve e këtë e din edhe Z. Ambasador Ian Cliff shumë mirë. Kush nuk beson le ta pyet Prof. Dr. Të Historisë Z. NOEL MALCOLM

  4. BEHRAMI:D says:

    Herr Cliff po qka je ka thu ej o zoti abasadot ti po thu se trepqa sht e kosoves po mir po shiptart as shpijat nuk poj leni mej maru ne trojet e veta e ti po thu per trep hahaha po quditna a skini as ju faj o zoti ambasadotr se edhe ju po kini qef mej mush gjepat si pas liftes e dyt botrore si i keni mush e e keni coptu shqiprin etnike tash hala jeni duke u munduar qe te ushqehni sen sjan kto qka po tregon ti kto jan interesa tjuve zoti HERR CLIFF

  5. herkulesi says:

    Po me habisin shqiptaret mbase,per peruljen e tyre fashistave te Serbise dhe harpagonve Nderkombetar,te cilet qe nga lashtesia e gjere me sot kombi shqiptare ua kane pare sherrin.O Shqiptaret e gjore ndaluni ,dijeni kush dhe cilet jeni,mos ju nenshtroheni te huajt pa kurrfare imazhi,shikone pavaresine e Kosoves,se ku ka vajtur…Fajtor ne radhe te pare vet

  6. GJONI says:

    Gjithcka do shkoje ne vendin e vet ashtu sic ka qene. KOSOVA nje dite do jete pjese e pa ndare e vijea imagjinare qe perendimi e ka vene. Dhe pikerisht vete keta Perendimore do e bejne pasi eshte nje OBLIGIM HISTORIK QE SHQIPTAREVE JUA KA BORGJ PERENDIMI.
    Ne Kemi nje problem tjeter qe shitna shume shpejt tek okupatori siq e kemi bere 500 vjet me pare me perandorine otomane e vazhdoj me ta bejme per nje thes grure. Shesim fe e atdhe e gjith ckah qe ZOTI I dhuroj tokes tone SHQIPTARE

  7. A.R.T. says:

    Hashim hajni në shtëpi duhet të shkon
    Nëse dojmë Kosova e kapur lirshëm të frymon
    Shteti me hajna dhe pakurrizorrë nuk ndërtohet
    Isë horri me shpurrën e tij, shpejt duhet të pensionohet
    Përgjegjësi për shumë gjëra të pista që i ka ba t’i kërkohet

    Shteti nuk ndërtohet përmes servilizmit e nënshtrimit,
    por përmes punës vetmohuese të sinqertë dhe angazhimit

    Populli po zgjohet
    Populli po bashkohet
    Horrat po tmerrohen
    Në përgjegjësi të gjithë do të ftohen
    Shumë për atë çka kanë bërë, do të pendohen.

Komento

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close