Kosovë - Ambasadori hungarez, Merkusz: Gjykata Speciale e domosdoshme, me rëndësi për qytetarët
29/05/2015 - 21:05

Ambasadori i Hungarisë, László Márkusz, në Kosova ka deklaruar se themelimi i Gjykatës Sepciale është e domosdoshme dhe në interes të qytetarëve të Kosovës.

“Është e domosdoshme që të themelohet ky tribunal nga Parlamenti i Kosovës. Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Nëse këto akuza vërtetohen se kanë qenë fallco, atëherë një trup ndërkombëtarë do ta konfirmojë këtë se akuzat janë fallco”, theksoi ai.

I pyetur se a është e drejtë që kjo gjykatë të gjykojë vetëm shqiptarët e jo serbët, ambasadori hungarez këtë e arsyetoi duke thënë se Tribunali për ish-Jugosllavinë ka gjykuar shumë raste të krimeve të cilat i kanë bërë serbët.

“Gjithashtu, në Serbi ka gjykatë e cila po i trajton krimet e luftës në Kosovë.  Pavarësisht Gjykatës së Hagës, ka gjykata që i gjykojnë këto raste. Kështu që, unë nuk e shoh këtë si një rast unik, këtë rast për Kosovën, pasi që të gjitha këto vende kanë në një mënyrë ose në një tjetër gjykata për krime të luftës”, vlerësoi Márkusz.

Deklaratat e ambsadorit László Márkusz u bënë gjatë një ligjërate me studentët në Prishtinë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Talat Xhaferi, kryeparlamentari i parë shqiptar në Maqedoni

Close