Serbi - Alexandër Vuçiç nuk njeh rivalë në garën presidenciale
20/03/2017 - 11:58 Nga: Xhoi Malesia

Një sondazh i realizuar së fundmi, ka konfirmuar edhe njëherë se Alexandër Vuçiç nuk njeh rivalë në zgjedhjet presidenciale të Serbisë që do të mbahen më datë dy prill, teksa pritet që ta fitojë këtë garë që në raundin e parë me 53% të votave.

Projeksioni tregoi edhe njëherë shkallën e lartë të mbështetjes që gëzon shefi aktual i ekzekutivit serb.

Ndjekësi i tij më i afërt është Luka Maksimovic, një komedian vendas i cili ka nisur një lëvizje populiste. 26-vjeçari ka bërë për vete 11% të elektoratit. Pas tij vjen Sasha Jankoviç, me 10, ultranacionalisti Vojislav Sheshel me 8.7% dhe Vuk Jeremiç, ish-kandidati për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, me vetëm 6.9%.

E ndërkohë që duhen më pak se dy javë nga data e mbajtjes së zgjedhjeve, Alexandër Vucic, ka konfirmuar se do të zhvillojë shumë shpejt një takim me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Në një deklaratë të bërë së fundmi, Vuçiç theksoi se në karrierën e tij politike ka patur 9 takime me liderin rus dhe se është i vendosur të ruajë lidhjet tradicionale mes Moskës dhe Beogradit

. Ai nuk bëri të ditur një datë se kur mund të ndodhë takimi, port ha se dicka e tillë, me shumë mundësi do t’a takojë Presidentin rus përpara vajtjes në zgjedhje.

Në një lëvizje surprizë, Aleksandër Vucic, pranoi që të hiqte dorë nga posti i Kryeministrit për të kandiduar në atë të kreut të shtetit. Ekspertët janë shprehur se një veprim i tillë mund të ndikojë në përshpejtimin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Europian.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Basha mbledh me urgjencë aleatët në selinë e PD-së

Close