AAK: S’ka bllokadë në Kuvend, vetëm vonesa të shkaktuara nga kokëfortësia e disa njerëzve
06/08/2017 - 22:39

Edhe pse ishte ndër javët më të përfolura, kur pritej të arrihej formimi i institucioneve udhëheqëse në vend, përsëri nuk u arrit një gjë e tillë.

Edhe pas thirrjes për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, nuk u arrit deri të propozimi dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, për të vazhduar kështu me formimin e të gjitha institucioneve vendimmarrëse në vend.

Muaj të tërë pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në vend, një proces i tillë vetëm sa është zvarritur.

Sipas deputetit të Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, është më se i nevojshëm krijimi i institucioneve udhëheqëse në vend, dhe atë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Institucionet e reja duhet të formohen sa ma shpejtë që është e mundur, sepse është e nevojshme që t’i kemi ato për të ecur tutje në shumë procese që janë jetike për qytetarët dhe për Kosovën”, ka thënë Lekaj për Indeksonline.

Madje, sipas Lekajt, nuk ka bllokadë institucionale në vend, por që janë disa vonesa që, siç thotë ai, po shkaktohen nga kokfortësia e disa njerëzve.

“Bllokadë nuk mund të themi që ka, por janë disa vonesa që po shkaktohen nga kokëfortësia e disa njerëzve, që në një mënyrë apo tjetër të njëjtit po e keqpërdorin kryesuesin e seancës, duke harruar që përmes këtij pozicioni krejt ceremonial as nuk merret e as mund të uzurpohet pushteti”, ka shtuar Lekaj.

Lekaj ka cilësuar gjithashtu se kryetari i Kuvendit i takon PAN-it dhe se votimi duhet të jetë krejt ceremonial-formal.

“Kryetari i Kuvendit i takon PAN dhe votimi duhet të jetë krejt ceremonial-formal, duhet të mësohemi njëherë e mirë që të formojmë institucione si duhet dhe pa të tilla kapriço si kanë bërë dhe edhe sot po vazhdojnë njëjtë. Zgjidhjen përfundimtare duhet ta bëjmë ne, pa na imponuar askush”, ka përfunduar Lekaj.

/Ekspress/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close