Arena

Cdo te entje -21:00

“Arena”, nga Dritan Hila në “Ora News” sjell tematika të ndryshme me karakter politik, por edhe analitik dhe investigativ.
Moderohet nga Dritan Hila, një nga emrat e njohur të analizës në Shqipëri, prej vitesh aktiv në median e shkruar. Ai vjen për herë të parë në rolin e moderatorit me këtë format.  Të ftuar janë politikanë, ekspertë, ambasadorë, ministra, si dhe përfaqësues të njohur të shoqërisë civile. Emisioni i parë u transmetua më 6 tetor 2016
“Arena” mund të ndiqet  LIVE ONLINE çdo të enjte ora 21:00
Çdo emision është në Youtube. Na ndiqni dhe në Facebook
Adresa e emailit arena@oranews.tv

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Emisioni i dates: 2016/10/13

Arena – “Paqja në fuçinë e barutit”

Çështja çame, e rikthyer furishëm në debatin politik në vend gjatë ditëve të fundit, është tema e emisionit të radhës “Arena” nga Dritan Hila, i titulluar “Paqja në fuçitë e barutit”.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vesili tha se nuk ka inkoherencë qëndrimesh.

Kreu i PDIU-së deklaroi gjatë emisionit se gjuha e përdorur nge kreu i Kuvendit, Ilir Meta ishte e pamjaftueshme në sytë e partisë së tij, duke theksuar se ky ishte një qëndrim i zbutur krahasuar me qëndrimet e mëparshme dhe kontributin e LSI-së.

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi përmendi traktatin e fqinjësisë së mirë të nënshkruar në vitin 1996, që sipas tij është themeli për zgjidhjen e çështjes çame.

Idrizi deklaroi se deputeti i PDIU-së, Tahiri Muhedini ka deklaruar sot përherë të parë se ka 28 të vrarë nga familja e tij.

Profesori Pëllumb Xhufi tha se Presidentit grek gjatë takimin me Metën në Athinë foli me gjuhën e luftës së ftohtë të viteve ’60.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Rumania pothuajse e bllokuar nga bora

Close