"Ndal më 25 prill Edi Ramës"

"Ndal më 25 prill Edi Ramës"

Fjala e mbylljes së fushatës së PS në sheshin Skënderbej nga kryetari Edi Rama, ishte një poezi e nivelit të fillimeve të vargëzimit shqip ta-ta e ti-ti-ti.

Një retorikë boshe pa ide, pa program, pa mendim, pa shifra, pa fakte vetëm një tollovi fjalësh të një niveli banal dhe as për të qeshur nuk bën por veç të irriton.

Por ajo që ishte më e rënda dhe një arsyeje më shumë për mos të votuar numrin 12, është se Edi Rama, tha: "Përshëndes nga këtu Zahon! Zaho donte të vinte në miting por Linda i tha,- se nuk mund të vij se nuk ka moshën për të votuar. Zaho ja ktheu,- po kur të bëhem për te votuar a do më votoni mua?"

Sot Edi Rama, paraqiti inkoshientin e tij që ka si qëllim të rrijë gjatë në pushtet deri sa të rritet Zaho, për ti lënë fronin Zahos.

EMISIONET