NATO kërkon që infrastruktura civile e Europës të jetë gati për luftë

NATO kërkon që infrastruktura civile e Europës të jetë

NATO ka nevojë për infrastrukturë civile në Europë për të përmbushur kërkesat e saj ushtarake. Kështu tha sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg përpara një takimi në Bruksel.

Ministrat e Mbrojtjes nga 29 shtetet e NATO-s ndodhen në Bruksel për të diskutuar mbi risihikimin e Strukturës së Komandës së NATO-s.

Ajo që parashikohet është një komandë e re për të mbrojtur linjat e detit mes Amerikës së Veriut dhe Europës dhe një tjetër për të përmirësuar lëvizjen e trupave dhe pajisjeve brenda Europës.

Stoltenberg beson se rishikimi i strukturës së NATO-s është e nevojshme për të trajtuar kërcënimin e pretenduar të Rusisë. Aleanca kërkon që rrugët europiane të jenë të gatshëm për të trajtuar mobilizimin e shpejtë të tankeve dhe artilerisë, raporton RT.

"NATO ka kërkesa ushtarake për infrastrukturën civile dhe ne duhet t'i përditësojmë ato për të siguruar që nevojat aktuale ushtarake të merren parasysh", tha sekretari i NATO-s.

/Oranews.tv/

EMISIONET