Derrat e shpëtuar nga zjarri përfundojnë në zgarën e zjarrfikësve
23/08/2017 - 20:44

Disa gica që u shpëtuan prej një zjarri në Wiltshire, nuk ia dolën të jetonin gjatë pasi janë kthyer në ushqim për zjarrfikësit.

Një fermë në Wiltshire u përfshi nga flakët e zjarrit, ku brenda gjendeshin 20 derra të cilët ishin rritur me kujdes, që më vonë mishi i tyre të shitej.

Gjashtë muaj pas ngjarjes, pronarët i dërguan dhuratë ekipit të Pewsey disa salcice të prodhuara vetëm prej mishit të tyre.

“Jam i sigurt që vegjetarianët do e urrejnë këtë. Unë dua ti falenderoj, i premtova që do e bëja një gjë të tillë. Kafshët i ushqeva me cilësinë më të mirë që mishi i tyre të bëhej shumë i mirë,” – tha fermeri Rachel Rivers për BBC.

Zjarrfikësit e vlerësuan mishin në zgarë si ‘fantastik’ dhe e shijuan gjithcka që i ishte dërguar.

 

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Trade with foreign countries, INSTAT: Exports of construction materials and metals increased

Close