Zbuloni si arriti të ketë lëkurë të pastër kjo vajzë, pas 10 vitesh mundime
17/03/2017 - 21:32

Katie Snook, një vajzë që vuan nga aknet prej 10 vitesh, ka treguar se si ka gjetur trajtimin e duhur dhe ka bërë shumë video për tu përballur me këtë. Ajo tregoi për BBC se kjo i ka shkatërruar jetën sepse i ka kontrolluar çdo gjë, duke filluar nga rrjetet sociale, jeta private dhe vetëbesimi.

“Kam provuar 5 antibiotikë të ndryshëm, kam provuar gjithashtu terapi me lazer, por asnjë nga ato nuk ka funksionuar derisa më në fund arrita sukses. Unë kam kaluar 8 muaj duke bërë video për Blog-un tim në Youtube,” – tha ajo.

28-vjeçarja ka pranuar se përdorte ndonjëherë edhe produkte farmaceutike, ndër të ndër të cilat ishte edhe Istretinoin e njohur më shumë si Roaccutane, e cila i riktheu lëkurën e pastër pas 8 muajsh.

“Suksesi është i lartë, por është e vështirë për t’ia arritur sepse nuk mund ta merrni nga një mjek i përgjithshëm. Unë kam kaluar disa vite duke shkuar te dermatologia. Sapo e mbarova mjekimin, e filmova lëkurën time dhe e publikova në Youtube për të treguar se transformimi i fytyrës sime është thjesht i mrekullueshëm.”

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Donald Trump dhe Angela Merkel do të ishin ‘çifti perfekt’

Close