Zbuloni çfarë i ndalon rrudhat dhe plakjen e fytyrës
16/08/2017 - 18:53

Shumë femra vuajnë nga rrudhja dhe plakja e fytyrës para kohe dhe zgjedhin që të bëjnë trajtime apo ndërhyrje kirurgjikale për ti zhdukur.

Një studim i ri ka treguar se kjo metodë duhet të marrë fund pasi rrudhat janë proces normal që ndodh në jetën tonë. Shkencëtarët e Universitetit të Mjekësisë ‘Rugters’ kanë treguar se për ti parandaluar mund të kërkojmë ndihmë të mjeku ortodontik.

Ata kanë mjete që vendosen në fytyrë dhe i mbajnë kockat drejt duke mos lejuar deformimin apo rënien e tyre si pasojë e osteoporozës.

Rrudhat e fytyrës janë më të dukshmet dhe më stresueset, studimi na bën me dije se rrudhat nuk vijnë vetëm nga stresi dhe problemet e përditshme, por ndodhin sepse kockat tona fillojnë të plaken dhe ndyshojnë formë dhe madhësi.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Turizmi, Prefekti ngre problemin e ujit, stafit mjekësor dhe kullat e rojës

Close