Zbulohet metoda e lëvizjes për personat e paralizuar
25/03/2017 - 21:25

Disa shkencëtarë nga Universiteti i Seoul kanë krijuar një dorezë roboti për ti siguruar lëvizjen e dorës personave të paralizuar. Mënyra e përdorimit është shumë e thjeshtë, pasi mjafton që të vendoset në dorë dhe gishtat mund të lëvizin normalisht.

Doreza, e quajtur ‘Exo-glove poly’ i ndihmon këta persona me aftësi të kufizuara të kryejnë shumë veprime që nuk mund ti kryenin përpara. Pajisja, e provuar te një djali i paralizuar, Gëan-Hoon Jung tregon se është i thjeshtë në përdorim, si dhe mund të lahet cdo ditë me ujë pa e humbur vlerën. Mendohet se doreza do të dalë në shitje në fund të vitit 2017, por nuk është bërë akoma e ditur nëse kostoja do të jetë e lartë.  

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Australi, kapet krokodili gjigant

Close