Zbulimi arkeologjik, mendohet se është gjetur shtëpia e apostujve të Jezusit
09/08/2017 - 14:38 Nga: Xhoi Zajmi

Arkeologët në Izrael besojnë se kanë gjetur qytetin e humbur romak të Julias, që sipas traditës ishte shtëpia e tre apostujve të Jezusit. Gjetja e arkeologëve përputhet edhe me raportimet e historianëve të vitit 30 pas Krishtit që konfirmon se kjo mund të jetë vendndodhja reale e qytetit Julias.

Arkeologët në Izrael besojnë se ata kanë zbuluar qytetin e humbur romak të Julias, të njohur më parë si Bethsaida, që sipas traditës së krishterë ishte shtëpi e tre apostujve të Jezusit – Pjetrit, Andreut dhe Filipit. Zbulimi më i fundit i një banje të përbashkët të stilit romak në al-Araj tregon se në atë zonë është zhvilluar një qytet i madh, jo vetëm një fshat peshkimi.

Zbuluam se nën periudhën bizantine, është shtresa romake. Ka qeramikë, ka monedha dhe zbulimi kryesor ishte fundi i gërmimit, një mur dhe mbetjet e një banje të përbashkët. Kjo në periudhën romake pasqyron jetën e një qyteti dhe jo një fshati, prandaj mendoj se kemi dëshminë më të mirë se al-Araj është identifikimi më i mirë për Julias, qytetin e apostujve,” shpjegon kreu i institutit të arkeologjisë Mordechai Aviam.

Gjetja është në sinkron me raportimet e historianit Josephus Flavius, i cili shkroi se monarku hebre, Mbreti Filip Herod e transformoi fshatin e vogël të Bethsaida-s në një polis romak, në vitin 30 pas Krishtit. Ai e riemërtoi Julius vendin për të nderuar Julia Augustën, mamanë e perandorit romak Tiberius. Përveç mbetjeve të banjës së përbashkët, arkeologët kanë gjetur edhe monedha dhe mbetje të një mozaiku që tregon se në atë vend mund të ketë ekzistuar një kishë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close