Vogëlushja surprizon moderatorin, i hipën live mbi tavolinë
23/08/2017 - 19:16

Një vogëlushe ka surprizuar moderatorin gjatë transmetimit direkt në një intervistë rreth alergjive të qumështit.

Alastair Stewart po intervistonte nënën e saj, por vëmendjen e mori të gjithën vajza e vogël.

Ndërkohë që diskutimi vazhdonte, moderatori lejoi që Iris Wonka të bënte cfarë të donte, por nuk do ia merrte mendja se mund ti hipte mbi tavolinë.

Pas kësaj, gazetarët dhe kolegët e vlerësuan shumë qetësinë e Alastair në transmetim direkt edhe pse u shkaktua një ‘kaos’ në skenë.

 /oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Trade with foreign countries, INSTAT: Exports of construction materials and metals increased

Close