Vogëlushja 5-vjeçare realizon ëndrrën, martohet me shokun e ngushtë
19/06/2017 - 18:17

Një vajzë e vogël 5-vjeçare është diagnostikuar me neuroblastoma, lloj kanceri për fëmijët dhe ka realizuar ëndrrën e saj të fundit.

Eileidh Paterson nga Moray bëri një listë me gjërat që do të donte më shumë dhe ndër to bënte pjesë martesa me shokun e saj të ngushtë, Harrison Gier.

Kështu familja i realizoi dasmën ku vogëlushja u vesh me fustanin e nusërisë dhe shkëmbeu varëse duke u shpallur ‘përjetësisht mike e ngushtë’, me 6-vjeçarin.

Familjarët dhe miqtë u veshën me kostume si superheronjtë dhe princeshat duke e bërë ceremoninë si një përrallë me fund të lumtur.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close