Vdiq i lumtur pasi ish-bashkëshortja i dha lajmin e rremë për Donald Trump
18/04/2017 - 20:15

Michael Garland Elliott, vdiq në fillim të këtij muaji në moshën 75 vjeçare.

Deri këtu, gjithçka është normale, por në mediat ndërkombëtare është përhapur me shpejtësi lajmi i vdekjes së tij për një arsye tjetër, jo fort e zakontë.

Ai nuk e donte Donald Trump, presidenti aktual amerikan. Një ndjekës i rregull i lajmeve, Elliott ka shprehur vazhdimisht pakënaqësi ndaj zt.Trump, ndërsa gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke e bërë të paaftë për të komunikuar.

Ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Oregon i rrethuar nga miqtë dhe kujdestarët, ndërsa telefonat e fundit ishte me ish-bashkëshorten Tereza Elliott.

Edhe pse ishin divorcuar dy dekada më parë, dyshja kishin mbetur miq të ngushtë dhe zonja Elliott e dinte saktësisht se çfarë do t’i thoshte ish-bashkëshortit të saj në momentin e fundit.

Gjëja e fundit që i tha, ishte se Donald Trump është shkarkuar nga detyra.

Me të dëgjuar lajmin, burri la jetën tokësore.

“E dija se ishin momentet e tij të fundit”, tha 68 vjeçarja. “E dija se do t’i sillja rehati dhe e bëra. Ai pastaj la frymën e fundit”, shtoi ajo për New York Daily News.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close