Vdes personi më i vjetër në botë
16/04/2017 - 12:55

Ka vdekur personi më i vjetër në botë, Emma Morano në moshën 117 vjeçare.  Gruaja nga Italia ka lindur më 29 nëntor 1899 dhe konsiderohet si personi i fundit i cili ka lindur në vitet 1800. Morano  ka mbajtur dy tituj në Librin e Rekordeve Botërore Gines si personi më i vjetër dhe si gruaja më e vjetër në botë që jeton.

“Ajo na u bashkua neve me arritjen e saj  të mahnitshme, kur ajo u shpall në vitin 2016 si gruaja më e vjetër në botë dhe u konfirmua zyrtarisht se ishte personi i fundit që ka lindur në vitet 1800,”–  shkruhet në Librin për Rekordet Botërore Gines, në një postim në faqen e saj zyrtare.

Morano ia ka atribuar jetëgjatësinë dhënies fund të martesës së saj, si edhe dietës me biskota dhe vezë.

Unë nuk dua të jem e mbizotëruar nga asnjeri,”-ka thënë ajo për The New York Time, për ndarjen e saj nga burri në vitin 1938.

Morano u bë personi më i vjetër në botë vitin e kaluar, pas vdekjes së amerikanes Susannah Mushatt Jones në moshën 116 vjeçare.  Si edhe ishte 5 vite më e re se Jeanne Calment,  122 vjeç që mbajti titullin si njeriu më i vjetër se të gjithë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Close