Vajza 9-vjeçare zgjohet me një piton 2.5 metra të gjatë të rrethuar në krahun e saj
16/04/2017 - 11:38

Një vajzë është zgjuar me një gjarpër Piton 2.5 metra të gjatë të rrethuar në krahun e saj. Gabby Pettigrew kishte shkuar  për kamping me babain e saj në ishullin Moreton, në Queensland dhe ndërkohë që ajo po flinte një Piton ishte rrethuar në krahun e saj. Kur është zgjuar 9-vjeçarja ka mbetur e shokuar dhe ka thirrur babain e saj për ndihmë.

“Mua më kujtohet vetëm momenti kur u zgjova dhe mbeta e shokuar kur pashë gjarpërin në krah,”-tha Gabby për 9News.

Babai i saj, Simon Pettigrew, tha se Pitoni ishte shumë i rëndë dhe se vajza e saj nuk ishte në gjendje që të lëvizte. Pettigrew i ka përdredhur nofullat gjarprit në përpjekje për të shpëtuar vajzën e tij, edhe pse  të dy u kafshuan nga ai.

Sa më shumë që un përpiqesha ta liroja vajzën aq më shumë gjarpri e shtrëngonte. Ai i kishte ngulur dhëmbët në krahun e saj”-tha Pettigrew.

Roja bregdetare mori Gabby-n dhe babain e saj dhe i dërgoi në siptal, ku ato ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Ja çfarë bën pastruesja kur pronarët nuk janë në shtëpi

Close